16 Mars, 2018

“Bëj si thes me patate”, këngëtarja tregon pse e la aktrimin për muzikën


Ajo është mjaft e njohur si këngëtare e këngëve popullore, por pak e dinë se Marjola Kacani ka mbaruar Akademinë e Arteve për aktrim. Mes batutave ajo tregoi në”BOOM” se ajo nuk ishte e prerë për të aktruar.

Marjola: Aktrimi ka qenë në fillim po marr një shkollë afër artit. Kush ishte më bukur?Aktrimi. Javën e parë çfarë kam hequr.Më thoshte Ema Andrea bëj si thes me patate. Shkoja në shtëpi dhe thoja: Do e lë këtë shkollë, atje nuk janë normalë, janë të gjithë të psiqiatrisë.Unë të bëj si thes me patate, normalisht duke ardhur dhe nga Vlora më dukeshin anormale.Dhe kur thotë profesor Alfred Trebicka, ka qenë një pjesë që duhet të sillnim kafshë të ndryshme.Mua më vajti mendja tek kanguri. Bëra një kangur si nga Vlora, asnjë nuk e kuptoi. U thoja studentëve gjejeni, kangur, kangur, kangur.Të tërë më lanë në baltë.Më thotë Fredi: Çfarë ishte kjo moj?Kangur presor. Ou, më tha, nga ishte ky? Të betohem i thashë nga Australia, me ndonjë dalje kështu nga Vlora./Ora news.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al