6 Shtator, 2017

BB9 vazhdon sagën, ja cilët i thanë njëri-tjetrit ‘lamtumirë’ këtë herë


Edhe pse spektakli i Big Brother ka muaj që nga mbaruar, gjurma që lenë pas ish-banorët e tij janë gjithmonë kaq interesante e priten me padurim nga publiku. E njëjta gjë vlen edh për çiftet që u krijuan nga ky edicion i Big Brother të cilët vazhdojnë të kenë vëmendjen maksimale të të gjithëve edhe jashtë shtëpisë së famshme. Ashtu si disa prej tyre e kanë konsoliduar lidhjen dhe po e shijojnë dashurinë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshme për të vazhduar më tej.

Pas ndarjes së komentuar Fjorentinës dhe Olsit, edhe Musa me Donën i kanë dhënë fund lidhjes së dashurisë. Pas daljes nga shtëpia e BB9, lidhja mes çiftit vijoi normalisht, si fillim, “por jeta jashtë ka disa ndërlikime, ndryshe nga brenda, ku e gjithë vëmendja është për njëri-tjetrin deri në momentin ku nuk gjetëm një pikë të përbashkët për ta vazhduar këtë lidhje.” Lajmi u konfirmua edhe nga çifti, ndonëse pa interpretuar dhe analizuar arsyet.

Në një intervistë të fundit për GSH, Dona ka hedhur poshtë zërat se një tradhti e Musës ishte arsyeja e ndarjes: “Nuk është e vërtetë që më ka tradhtuar…” – duke rrëfyer edhe arsyen e vërtetë. Pavarësisht thashethemeve që kanë qarkulluar këto ditë në media e portale, Dona ka thënë se asgjë nuk ishte show, të paktën nga ana e saj, por ka qenë largësia faktori që ka ndikuar më së shumti në ndrajen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al