26 Prill, 2018

Bashkëshortja i dhuron këngëtarit me famë botërore një plantacion me kanabis


Këngëtari me famë botërore Robbie Williams ka marrë një dhuratë të shtrenjtë nga bashkëshortja e tij, Ayda Field, për përvjetorin e tyre të martesës. Ajo madje ka theksuar se nuk është një dhuratë e zakonshme.

Robbie në shumë intervista ka pranuar se është konsumues i rregullt i marijuanës. Gjatë një interviste në vitin 2009 për “Radio Times” ai e ka cilësuar këtë bime si e vetmja që ka veti qetësuese e kurative dhe tashmë që është e legalizuar në Los Angeles, asgjë nuk e ka ndaluar gruan e tij t’i blejë një plantacion të tërë.

“Daily Mail” shkruan se plantacioni që ajo i bleu është i krijuar në bodrumin e një vile në Los Angeles dhe sa herë që artisti të ketë nevojë për të tymosur mund ta bëjë këtë fare thjeshtë dhe në sasi të palimituara.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al