3 Shtator, 2018

Baba për herë të parë, moderatori i njohur zbulon gjininë e foshnjës


Moderatori i njohur nga Kosova Labinot Gashi dhe bashkëshortja e tij Qëndresa Bajrami janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Lajmin e bukur e dha vetë Labinoti 3 muaj më parë, por ditë e sotme ai ka zbuluar edhe gjininë e foshnjës.

Moderatori i “Një kafe me Labin”, ka postuar një fotografi në “Instastory”, ku ai shfaqet me bashkëshorten të cilës i duket barku i rrumbullakosur.

“Unë dhe këto dyjat”, shkruan moderatori duke zbuluar kështu se do të bëhet baba i një vajze.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al