23 Qershor, 2022

Aurela Gaçe flet mbi zhurmën e krijuar në media për tërheqjen e saj nga muzika: Nuk e kuptova…


Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.

Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Së fundmi, e ftuar në “Goca dhe Gra” Aurela ka folur sërish rreth kësaj ngjarje. Ajo u shpreh se ishte diçka normale dhe i ka ndodhur edhe më parë.

“Nuk e kuptova pse e kthyen në këtë formë. Unë dola dhe u fola njerëzve që kishin blerë bileta. Kam punuar shumë dhe mjekja më tha se kam një lodhje siç lodhesh kur ecën dhe nuk e vazhdon ecjen dhe qetësohesh. Se më ka ndodhur edhe më parë dh kam qëndruar 3 muaj pauzë. 6-10 ditë mu desh të qetësoheshin kodat. Kaq,”-u shpreh këngëtarja.

Më tej Aurela Gaçe ka folur edhe rreth marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Skerdin. Ajo u pyet nëse është natyrë xheloze, por këngëtarja u shpreh se nuk kishte arsyje pasi kishte siguri tek vetja dhe te partneri.

Aurela Gace tregon se si nisi historia e dashurisë me Skerdin - lexo.al

“Nuk jam xheloze, sepse jam shumë e sigurt te vetja ime dhe dashuria e tij,”-tregon Aurela.

Këngëtarja është nënë e dy vajzave, e pyetur nëse do të ishte e gatshme për një të tretë nëse partneri ia kërkonte, me anë të këngës Aurela u shpreh se ishte gati.

Vendimi i Aurela Gaçes me bashkëshortin për të rritur fëmijët në Shqipëri  dhe jo jashtë: Ishte diskutim i gjatë, por fitoi vlera më e madhe e  Shqipërisë - Showbiz

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al