26 Korrik, 2019

Astrologe Meri parashikon muajin gusht, ja cilat shenja do të kenë më tepër fat


Renditja e shenjave të horoskopit nga ajo me më pak fat tek me e favorizuara për gushtin sipas astrologes Meri Shehu:

12-Gaforrja – Do të kenë një muaj sulmi, antagonizmash dhe do përpiqen të marrin atë që mendojnë se iu përket.

11-Dashi – Do të ketë një muaj vital, me energji pozitive. Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes, por do të kenë edhe shumë peripeci.

10-Binjakët – Do kenë pak shkëputje nga shoqëritë, ndarje, bashkime, shoqëri të reja dhe kjo të sjellë pak paqëndrueshmëri për ta.

9-Peshorja – Për ta ky muaj do të jetë më shumë si muaj informacionesh pasi do të takojnë njerëz dhe do të jenë në lëvizje.

8-Virgjëresha – Do të ketë një muaj shumë dominant dhe do të mbushen me energji për të bërë gjëra të mëdha në fund të Gushtit.

7-Demi – Do të merren shumë me familjen, do të kenë të ftuar ose do të ftohen diku, por familja do të jetë ajo që do t’i shqetësojë jashtë mase gjatë këtij muaji.

6-Bricjapi  – Do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe me punën këtë muaj. Do të investojnë për një punë dhe mund të kenë edhe një humbje, ndaj edhe duhet t’i bëjnë llogaritë mirë.

5-Luani – Ata do të shkëlqejnë këtë muaj, por jo të gjitha gjërat do t’i marrin ashtu siç duhet. Duhet të bëjnë kujdes me zgjedhjet që bëjnë.

4-Peshqit – Do të notojnë në ujëra ndoshta jo të natyrës së tyre, por do të jenë të aftë të notojnë. Do të arrijnë sukses, por duan edhe mbrojtjen e dikujt që i këshillon gjatë kësaj periudhe.

3-Shigjetarët – Do të jenë në kulmin e tyre të dashurive dhe do të bëjnë ndryshime rrënjësore në jetën e tyre.

2-Ujori – Ky muaj do t’u plotësojë atyre një dëshirë. U rregullon një punë, një marrëdhënie ku e ndjejnë veten të plotësuar dhe një të ardhme të mirë.

1-Akrepi – Plutoni do t’i verë në lëvizje me ngacmime, por të gjithë do të vihen në dyshim për atë që kanë dhe që duhet të kenë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al