26 Mars, 2020

“Asnjë të mos mbetet pa bukë dhe pa para”- Mbylli fabrikat dhe vendet e punës për shkak të koronavirusit, kjo qeveri jep 22 miliardë dollarë për të varfërit


Qeveria indiane do japë një ndihmë prej 22 miliardë dollarësh për të varfërit ndërsa vendi përballet me koronavirusin.

varferi indi koronavirus

“Nuk duam që asnjë të mbetet i uritur apo që dikush të mbetet pa para në duar,”– tha ministrja e financave Nirmala Sitharaman, duke shtuar: “Paketa, e cila përfshin dhënien e ushqimeve falas dhe parave, do shkojnë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë të menjëherëshme.”

Ministrja gjithashtu shtoi punonjësit e kujdesit shëndetësor do të merrnin sigurim mjekësor deri në 66.500 dollarë.

Shifra e akodruar për të varfërit nga qevera indiane përfshin 1% të PBB-së së Indisë në kontrat nga SHBA dhe Singapori që po shpenzojnë rreth 10% të PBB-së së tyre.

Megjithatë kjo është vetëm faza e parë pasi Ministrja tha se do ketë paketa të ngjashme më vonë.

BBC raporton se ekonomia e Indisë ishte në rënie përpara se vendi të izolohej nga koronavirusi. Qeveria mbylli vendet e punës, fabrikat dhe  miliona punëtorë mbetën pa paga.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al