11 Korrik, 2018

Askush nuk e dinte, dy moderatorët e njohur janë kushërinj


Ata janë dy nga moderatorët shumë të njohur në “Top Channel”. Bëhet fjalë për moderatoren e “Pop Culture”,  Dojna Mema dhe gazetarin e  njohur që prezanton emisionin “Gjurmë shqiptare”, Marin Mema.

Punojnë në një media dhe askush nuk e ka ditur që kanë lidhje familjare. Këtë gjë e ka zbuluar së fundmi vetë Dojna, e cila u është përgjigjur pyetjeve që fansat e saj i bënë në “Instastory”.

Njëri prej tyre e pyet se çfarë e ka Marin Memen, meqë dhe ai është nga Kolonja me origjinë. Dojna i ka habitur të gjithë teksa ka zbuluar se Marinin e ka çun xhaje.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al