19 Korrik, 2018

Askush nuk e dinte, Armina Mevlani pranon se ka bërë ndërhyrje estetike


Blogerja shumë e njohur Armina Mevlani është një prej femrave më të ndjekura nga publiku shqiptar. Ajo komentohet mjaft në mediat sociale dhe publiku për postimet që ajo bën në “Instagram”.

Së fundmi ajo është bërë pjesë e aplikacionit të ri në rrjetin social “Instagram”, ku nëpërmjet “Instastory”-t ajo u ka kërkuar ndjekësve të saj që t’i bëjnë pyetje e më pas ajo do u përgjigjet.

Në njërën prej përgjigjeve Armina ka zbuluar diçka që deri tani askush nuk e dinte.

“Ku i ke bërë buzët?”, i shkruan dikush. “Tek një parukeri poshtë shtëpisë”, shkruan Armina duke qeshur, teksa ka habitur fansat me përgjigjen.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al