21 Janar, 2020

“Askush nuk e besonte që ishte e mundur”, Zbulohet qeliza në sistemin tonë imunitar që trajton të gjitha llojet e kancerit


Një pjesë e zbuluar rishtazi e sistemit tonë imunitar mund të shfrytëzohet për të trajtuar të gjitha llojet e kancerit sipas shkencëtarëve.

kamcer

Ekipi i Universitetit Cardiff zbuloi një metodë për të vrarë kancerin e prostatës, gjirit, mushkërive dhe kancerëve të tjerë në testet laboratorike.

Gjetjet, e botuara në Nature Immunology nuk janë testuar nga pacientët, por studiuesit thonë se kanë potencial të jashtëzakonshëm.

Ata thanë se megjithëse puna është akoma në fazat e para, rezultati ishte emocionues.

Çfarë gjetën shkencëtarët?

Sistemi ynë imunitar është mbrojtja natyrale e trupit tonë kundër infeksionit, por gjithashtu sulmon qelizat kanceroze.

Dhe shkëncetarët po kërkonin mënyrat sesi sistemi imunitar sulmon tumoret në mënyrë të natyrshme.

Ajo që gjetën ishte një qelizë T brenda gjakut të njerëzve. Kjo qelizë imune mund të skanojë trupin për të vlerësuar nëse ekziston një kërcënim që duhet të eliminohet.

Dhe gjithashtu mund të sulmojë një gamë të gjerë kancerësh.

“Ka një shans për të trajtuar çdo pacient,”- tha për BBC studiuesi Andrew Sewell.

Ndërsa më pas shtoi: “Më parë askush nuk besonte se kjo gjë mund të ishte e mundur. Një lloj i vetëm të qelizës T mund të jetë në gjendje të shkatërrojë shumë lloje të ndryshme të kancerësh.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al