21 Qershor, 2018

Ashtu siç kishte paralajmëruar, “Instagram” vjen me klipe 60-minutëshe


Ashtu siç kishte paralajmëruar më herët gjatë këtij muaji, rrjeti social “Instagram” ka publikuar një opsion që lejon përdoruesit të postojnë klipe të gjata deri në një orë.

IGTV lejon përdoruesit të krijojnë përmbajtje që e kapërcen maksimumin aktual të klipeve, prej 60 sekondash, për të parën herë.

“Instagram”-i ende nuk e ka bërë të qartë nëse videot e gjata do të përfshijnë reklama apo nëse përdoruesit do të paguhen për përmbajtjen e tyre, siç ndodh në platforma si “YouTube”.

Por lidhur me këtë ka folur themeluesi i këtij rrjeti social, Kevin Systrom, i cili tha sidoqoftë se po punon për ta zgjidhur këtë.

Ndërkohë thuhet se IGTV do të shfaqë videot në formë portreti që sipas “Instagram” është mënyra natyrale se si njerëzit i përdorin fotot. Ekspertët thonë se IGTV mund ta bëjë këtë rrjet social një lojtar dominues në industrinë e medias sociale.

Deri më tani nuk ka detaje të tjera. Kujtojmë se videoja më e gjatë që mund të postohet aktualisht në “Instagram” është vetëm 60 sekonda dhe kjo mund të bëhet në modalitetin feed.

Ndërsa “Instastory”, që normalisht skadojnë pas 24 orësh, kanë një limit 15-sekondësh për videoklipet.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al