23 Janar, 2022

“Ashtu qika jem”/Reperi “mëson” vajzën 8-muajshe të ngasë makinën (FOTO)

Reperi Feronit Shabani,i njohur ndryshe si Fero, është bërë baba i një vajze rreth 8 muaj më parë së me bashkëshorten e tij, modelen Arbenita Ismajli. Së fundmi ai ka publikuar disa video në Instastory me vajzën e tij.fero2

Në video reperi shfaqet duke mbajtur në prehër të bijën, ndërsa po nget makinën. Ai duket krenar me këtë gjë, madje dëgjohet duke i thënë vajzës 8-muajshe: “8 muajshe po nget makinënë. Dikush i ka bërë 25 vjeç akoma nuk e nget. Ashtu vajza e babit, babi të do shumë”

fero1

fero-3Reperi dhe modelja e njohur u bënë prindër për herë të parë në muajin Prill të vitit të kaluar. Lajmi për shtatzëninë e modeles erdhi befasi, dhe pothuajse menjëherë pas kësaj çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Vajzën e quajtën Nina, të cilën e kanë prezantuar edhe me fansat e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.
fero-vajza

fero-vazja-1

fero-arbenita9668251515

© Panoramaplus.al