6 Dhjetor, 2021

Arsyeja pse Olta Daku këtë herë s’u martua dot! Skenaristja e “Nina” zbulon vazhdimin e historisë së 40-vjeçares në kërkim të partnerit


Olta Daku, në rolin e 40-vjeçares Nina plot humor, nuk e gjeti dot partnerin e duhur gjatë një sezoni të tërë në serial, ndaj skenaristja Raelva Shabanaj do të ulet të shkruajë vashdimin e historisë derisa aktorja të gjejë njeriun e zemrës. 

olta daku1

Protagonistja Daku, e rrethuar nga një kast aktorësh simpatikë, ka bërë bujë me rolin e saj gjatë sezonit të parë të serialit televiziv me 10 episode “Nina”, të transmetuar në në RTSH.

Të gjithë aktorët ishin vënë në kërkim të gjetjes të së duhurit, por qëllimi nuk u arrit. Skenaristja e serialit “Nina”, Raelva Shabanaj, rrëfen për “Panorama Plus” vazhdimin e historisë së zhanrit socialdramë-humor derisa Olta ta gjejë…

Raelva Shabanaj

Raelva, prej sa kohësh shkruan a në ç’fushë punon, që shkrove që me të parën një serial kaq të mirë e që po përflitet gjithandej si “Nina”? 

Mund të them se kjo punë është në fushën “ç’të bëjmë kur kemi pak kohë të lirë”, një fushë goxha interesante që të lë të eksplorosh shumë të vetja.

Skenarët e serialeve kërkojnë një ekip njerëzish. Po cili ka qenë frymëzimi, ngacmimi fillestar për të shkruar Ninën? 

Kam dashur gjithmonë të shoh një prodhim në vendin tonë që ka sens humori, ndryshe nga çka është ofruar deri me sot. Pikënisja ka qenë shoqëria, familja, që shpesh më kanë thënë se bëj mirë të filloj të shkruaj. Kështu nisi para pak vitesh kur krijova disa materiale që tashmë u finalizuan me këtë projekt. Sigurisht, një punë e bukur, por tepër e lodhshme.

olta daku2

A e ke ne mendje personazhin, kur shkruan, pra a vijon historia në funksion të tij apo teksti ndryshon në varësi të profileve, të cilat zhvillon? 

Nuk mundem të shpjegoj se çfarë më ndodh kur filloj të shkruaj. Ka raste që ulem dhe imazhet e skenave, dialogjeve i kam aq të gjalla sa nuk pushoj se shkruari me orë të tëra. Siç ka edhe momente bllokimi, kur nuk kam ç’bëj veçse të pres që frymëzimi të rikthehet.

 A ke modele të cilëve u referohesh, për shembull shkrimtarë apo skenaristë? 

Jo. Modele nuk kam. Po kam shumë shkrimtarë të preferuar. Jam lexuese e rregullt dhe them se pak nga të gjithë ndikojnë në njëfarë formimi të mënyrës së të shprehurit nëpërmjet skenareve.

olta daku3

Nina e skenarit tënd është njëra prej nesh, por është edhe një prej atyre që do të donim të ishim. Si keni mbërritur te ky personazh që luhet nga Olta Daku?

Shumë e thjeshtë. Nina është unë. Prandaj ka qenë e lehtë mbërritja të ky personazh.

Raelva, për personazhe si ky që ke krijuar nuk duam të mbarojnë, keni parashikuar një vazhdimësi?

Po, sepse këtë herë Olta nuk u martua dot. Ne si Kinostudio Dardan, pjesë e së cilës unë jam prej ca kohësh, duam t’ua plotësojmë dëshirën atyre mijëra shikuesve që na kanë shkruajtu për të vazhduar më tej me nje sezon të dytë. Shpresoj t’ia arrijmë edhe pse nuk është aspak e lehtë sepse prodhime të tilla kërkojnë shumë shpenzime. Gjithsesi, absolutisht që është në axhendën e projekteve tona vazhdimi i serialit “Nina”.

/Panoramaplus.al

olta daku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al