4 Gusht, 2022

Armina Mevlani poston foton e rrallë me Shkëlzen Berishën, blogerja zbulon ‘sekretin’ e lidhjes disavjeçare me partnerin e saj


Armina Mevlani është në një lidhje me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën prej 9 vitesh tashmë.

Blogerja ka treguar detaje për lidhjen e saj gjatë një interviste virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka zbuluar edhe sekretin e një lidhjeje disavjeçare ai ajo e saj me Shkëlzen Berishën.

“Që në momentin e parë që e kam parë, jam tërhequr pa e ditur fare kush ishte… më pas me kalimin e kohës tek ai gjeta shumë gjëra. Ndajmë të njëjtat këndvështrime për jetën, na pëlqejnë të njëjtat rutina, jemi romantikë, ëndërrimtarë, nëse na lë bashkë kemi gjithmonë diçka për të folur dhe koha kalon shumë shpejt. Plotësojmë njëri-tjetrin gjithmonë. Tek ai kam gjetur një partner në çdo gjë”, shkruan Armina në Instastory, krahas një fotoje të saj me djalin e Sali Berishës.

Një tjetër ndjekës e pyeti Arminën se cilat janë cilësitë që ajo vlerëson më shumë te partneri i saj.

“Është shumë me këmbë në tokë, shumë xhentil, me kulturë, i dashur dhe për më tepër i ndjeshëm, njëlloj si unë, për njerëzit dhe kafshët”, theksoi blogerja.

Gjithashtu Armina tregoi edhe ‘puthjen perfekte’ për të. Duke zbuluar se është një vajzë romantike Armina tha se puthja perfekte për të është në shi gjatë vjeshtës.

Mevlani është prej 9 vitesh tashmë në në lidhje me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse është përfolur disa herë që çifti do shkonin drejt altarit, planet e tyre janë anuluar për shkak të pandemisë së COVID-19. Megjithatë ky vit do jetë deçiziv, nëse dasma do zhvillohet ajo. “Dasma që ka tre vjet që s’po e bëjmë nga pandemia. Në qoftë se nuk e bëj edhe këtë vit, nuk e bëj më”.- deklaroi ajo para pak javësh.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al