22 Shtator, 2017

Armina Mevlani na zbulon një sekret, ja kush ia kthen humorin kur është e mërzitur


Blogerja e njohur Armina Mevlani ka publikuar në profilin e saj në Facebook një foto në të cilën shfaqet duke qeshur pafund me miken e saj të ngushtë.

Përveç fotos ajo i ka shkruar edhe një mesazh shumë të ndjerë mikes së saj, duke vënë në dukje këtë fakt mikes së saj duke shkruar: “Nëse më ke bërë për të qeshur sot, në këtë çast do më bësh të qesh përgjithmonë,”-përfundon Armina duke nënkuptuar që dita e sotme nuk ka qenë ndër më të mirat për bukuroshen.

Ditët e fundit blogerja e njohur ka qenë pjesëmarrëse në javën e modës në Milano, ku disenjatorët e industrisë po japin idetë e tendencave të pranverë-verës 2018-të.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al