25 Mars, 2018

Arian Çani si në “Zonë e lirë”, bën bashkë në kafe artistë e politikanë


Arian Çani, i cili drejton prej shumë vitesh programin e tij të veçantë “Zonë e lirë”, ka arritur të bëjë bashkë në panel njerëz të profesioneve dhe shtresave të ndryshme, të cilët nuk kanë lidhje fare me njëri-tjetrin dhe po të mos ishte për programin e tij, nuk do kishin kurrë shanse të takoheshin me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, të ftuarit kryesorë të tij dhe më të shpeshtë, janë politikanët dhe artistët e teatrit. Edhe në bar, pak ditë më parë, teksa po pinte kafe me aktorin Laert Vasili, ka ndaluar t’i takojë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi.

Kjo ka qenë diçka e rastësishme, por si në emision edhe në jetën jashtë kamerave, mesa duket, është një lloj “përndjekjeje” kjo histori ku Çani duhet të jetë i rrethuar, vazhdimisht, nga artistë dhe politikanë njëherësh.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al