8 Korrik, 2020

Arbenita u kujdes që t’i bënte Feros urimin më të ëmbël: Qpilti jem, ti e di që…


Sot reperi Fero ka festuar ditëlindjen e tij te 23-te dhe në këtë ditë të veçantë ka marrë surpriza pafund nga miq dhe të afërm. Pjese e urimeve ishte edhe Arbenita Ismajli, e dashura e tij e cila e kishte menduar dhuratën pikante për ditëlindjen e partnerit. 

Ajo ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet me një tortë me dizajn marijuante, ndërsa shkruan: “Ditëlindja e BAE”!

Por nëse menduat se Arbenita do mjaftohej vetëm me një tortë për të uruar të dashurin e saj e keni gabim, pasi shihni pak se çfarë fjalësh i ka dedikuar modelja reperit.

Ajo ka publikuar një foto shumë të ëmbël, ku shihen të dy tek pozojnë krah njëri-tjetrit, ndersa ajo shkruan: “Qpilti jem, urime ditlindja! Ti e di që të dua më së shumti”.

Thuhet se modelja ka udhëtuar drejt Feros për të qenë pranë tij në festën surprizë që iu organizua. Fansat mendojnë se ajo ka qenë në shtëpinë e prindërve të të dashurit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al