13 Shtator, 2018

“Apple” prezanton modelet e reja, ja çmimet e “iPhonene”-ve të rinj (FOTO)


Pritja ka marrë fund pasi pasditen e së mërkurës, “Apple” ka lançuar tre modele të rinj të gjeneratës “iPhone X”, dy prej të cilave janë më të mëdha se më parë.

“IPhone Xs” dhe” IPhone XS Max”, por, do të jetë edhe ai më ekonomik: “IPhone Xr”. Veç tyre, gjiganti amerikan i teknologjisë ka prezantuar edhe orën e re “Apple”.

Sipas kompanisë, pasuesit e “iPhone X” do të kenë madhësi të ndryshme; 5.8 dhe 6.4 inch, bateria do të jetë më rezistente ndërsa për aplikacionet, duhet pritur lancimi i sistemit operativ iOS 12 që do të bëhet pas pak javësh.

Sa për çmimet, “iPhone Xs” do të kushtojë nga 949 deri në 999 dollarë ndërsa “Xs Max” 1149 dollarë për versionin bazë.

Ndërkohë ai që do të quhet “iPhone Xr”, vërtetë do të jetë më ekonomik, por nuk do të mundet sidoqoftë të konsiderohet me kosto të ulët, pasi do të kushtojë nga 600 deri në 750 dollarë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al