11 Shtator, 2019

“Apple’ prezanton “iPhone 11”, ja risitë që do të sjellë


Gjiganti teknologjik, “Apple”, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të smartphone.

“iPhone 11” është quajtur pajisja më e re mobile e “Apple”, që vjen si pasardhëse e “iPhone XR”.

Ky model i ri do të ketë një sistem prej dy kamerash, që do të përmirësojnë dukshëm cilësinë e fotografive, ndërsa pajisja do të ofrohet me 6 ngjyra të ndryshme.

Sikurse modeli i vitit të kaluar, edhe “iPhone 11” vjen me ekran prej 6.1 inçësh, ndërsa dizajni i tij është pothuajse identik me paraardhësin e tij.

Brenda “iPhone 11” është procesori më i ri i “Apple”, A13 Bionic, dhe sigurisht se ky është “më i shpejti që ka ndonjë telefon i mençur”.

Telefoni do të shitet me çmim fillestar prej 699 dollarësh amerikanë. Data e daljes së tij në shitje nuk është bërë e ditur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al