31 Gusht, 2018

“Apple” do të prezantojë modelet e reja


Aksionet e “Apple” arritën majat rekord gjatë së enjtes, pasi u njoftua se kompania do të organizonte një event më 12 shtator në kampin e saj “Cupertino”, ku pritet gjerësisht të zbulohen edhe modelet e reja të “iPhone”-ve.

Në kulmin e tyre, aksionet u rritën në mbi 228 dollarë secili, mes spekulimeve se “Apple” po planifikon të publikojë 3 “smartphone” të rinj gjatë këtij viti, përfshi njërin me një ekran më të madh sesa modelet e mëparshme.

Analistët presin gjithashtu që “Apple” të publikojë një “iPhone” me ekran me buzë të thyera, të ngjashëm me “iPhone X”, por duke përdorur teknologji për ekrane LCD më pak të kushtueshme.

Ftesa e “Apple” për këtë event kishte një ngarkesë të madhe të ngjyrës së artë, duke shtuar spekulimet se kompania po planifikon të publikojë pasuesin “gold” të “iPhone X”, i cili ka qenë i disponueshëm vetëm në ngjyrë të argjendtë dhe gri vitin e kaluar.

Dokumentet e dorëzuara në Komisionin federal të Komunikimit në SHBA dhe të zbuluara këtë vit, tregojnë se “Apple” ka kërkuar miratimin për një version “të artë” të “iPhone X”.

“Apple” ka publikuar prej vitesh modelet e reja në javën e dytë të shtatorit, e zakonisht përditëson edhe linjat e tjera të produkteve, si për shembull “Apple Watch”.

“Apple” nis shitjen e “iPhone”-ve të rinj vetëm pak javë pasi i lançon në eventet e bujshme, duke i paraprirë në kohë sezonit të blerjeve të pushimeve të fundvitit, shkruan “top channel”.

“iPhone X”, me një çmim prej 999 dollarësh, e ndihmoi “Apple” të tejkalojë pritshmëritë për shitjet në Ëall Street. Investitori Warrant Buffett tha se “iPhone” ishte “jashtëzakonisht i nënvlerësuar” edhe kur kostoja e tij shkon në 1.000 dollarë, duke parë sesa i pazëvendësueshëm është bërë për shumë njerëz në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al