1 Shtator, 2018

Anna Lika flet për sherrin me Rudina Dembacajn: Jemi zënë shumë keq…


Ato janë dy prej aktoreve më të njohura e më të komentuara nga publiku shqiptar. gjithashtu që të dyja ndiqen nga një numër i madh fansash në llogaritë e tyre në rrjetin social “Instagram”.

Është fjala për Anna Likën dhe Rudina Dembacajn, të cilat janë edhe dy mikesha mjaft të mira.

Por ditën e sotme Anna i ka habitur të gjithë kur një fans e ka pyetur në lidhje me Rudina Dembacajn. Ajo i është rikthyer bashkëbisedimit pyetje-përgjigje me ndjekësit në “Instastory”.

“A je zënë me Rudina Dembacajn?”, shkruante ndjekësi. “Po, jemi zënë shumë keq, po këtë sezon do punojmë bashkë. S’e di si do t’ja bëjmë pa folur me njëra-tjetrën”, i është përgjigjur Lika. Nuk dihet ende nëse kjo është thjeshtë një shaka e Annës, apo është e vërtetë se diçka ka ndodhur mes shoqeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al