8 Shtator, 2018

Anjeza Shahini feston 3-vjetorin e martesës, publikon foton me bashkëshortin: Ky është një çift…


Prej kohësh, këngëtarja e njohur Anjeza Shahini është larguar nga Shqipëria për të jetuar me bashkëshortin e saj, diplomatin anglez Paul Connolly.

Edhe pse nuk shohim shumë postime nga jeta e saj e përditshme në rrjetet sociale, Anjeza ka vendosur që në 3-vjetorin e martesës të publikojë një foto me bashkëshortin dhe të lërë një dedikim të shkurtër për dashurinë e tyre.

“Ky është një çift i lumtur dhe i martuar prej tre vitesh. Gëzuar përvjetorin tonë. 3 vjet martuar. Çifti i lumtur jemi ne”, shkruan Anjeza.

Kujtojmë se dyshja u martua në vitin 2015 në një ceremoni private në Britaninë e Madhe.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al