10 Gusht, 2018

Angela Martini po i kalon pushimet me këngëtarin e famshëm italian (VIDEO)


Modelja e njohur shqiptare Angela Martini ndodhet me pushime në Mikonos, nga publikon foto e video të ndryshme së bashku me bashkëshortin e saj.

Sot ajo ka publikuar disa video në “Instagram” ku shfaqet nën shoqërinë e një prej këngëtarëve më të njohur italianë, Eros Ranazzotti-n.

Në videot e publikuara nga Angela, fillimisht Eros shfaqet duke notuar në ujërat e kristalta, e më pas duke u relaksuar në jaht.

Madje këngëtari italian shihet mjaft i miqësuar me çiftin dhe veçanërisht bukuroshen shqiptare, të cilës i vë re tatuazhin në kyçin e dorës, që është pema e jetës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al