31 Tetor, 2020

Andrra Destani rrëfen 5 vitet si gruaja e Sinan Hoxhës, grindjet, planin për fëmijë të dytë dhe drejtimin e biznesit 600 mijë euro


Pasi ka festuar 5 vjetorin e martesës me Sinan Hoxhën, Andrra Destani ka zbuluar detaje nga jeta e saj si gruaja e këngëtarit të njohur, plani për fëmijë të dytë dhe menaxhimin e biznesit plot 600 mijë Euro.

sinan hoxha andrra destani (12)

Andrra ka zbuluar më shumë detaje rreth marrëdhënies së tyre nëpërmjet disa postimeve në Instastory, duke iu përgjigjur pyetjeve të kureshtarëve. Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo u pyet se për çfarë arsye grindet më shumë me Sinanin.

sinan hoxha andrra destani (7)

Kur Sinani thotë se jam xheloze!”, ishte përgjigja e saj pa asnjë kompleks. Në një postim tjetër ajo tregoi se dëshiron një familje të madhe, me dy ose tri fëmijë, ndërkohë që çifti janë prindër të një djali, Ansit.

sinan hoxha andrra destani (10)

Pak ditë më parë ajo festoi 5- vjetorin e martesës me Sinanin, duke postuar foto nga dita e dasmës. Bashkë me fotot, ajo i bëri një dedikim special burrit të saj, ndërsa i shkruante:

sinan hoxha andrra destani (11)

5 vite më parë, në altarin e dashurisë u betuam mes emocionesh për lumturi të përjetshme, të cilën e dëshmoj çdo ditë pa kursim. Kemi bekimin e Zotit për ajrin e dashurisë që frymojmë dhe rrjedhën e pafundme të çasteve që së bashku përqafojmë. Je buzëqeshja ime që kurrë s’do të venitet, je loti im i gëzimit! S’më tremb asnjë dallgë e jetës, sa kohë streha ime je ti! Jemi festa e jetës së njëri-tjetrit, gëzuar dashuri!”, shkruante Andrra krah fotosnga dita kur kurorëzuan dashurinë.

sinan hoxha andrra destani (9)

Por si po shkon jeta e saj në krah të një prej këngëtarëve më të paguar në koncerte e live? Dihet se para dy vitesh ajo inauguroi në prani të personazheve të famshme, biznesin e saj (një dyqan fustanesh nusërie), një investim që kapi vlerën 600 mijë euro.

Për ngritjen e këtij biznesi, Sinani u shpreh se kishte investuar gjithë kursimet e tij ndër vite, në mënyrë që t’i siguronte bashkëshortes jetën e dëshiruar si sipërmarrëse.

sinan hoxha andrra destani (13)

Ajo tregoi më vonë se si ta bëjë më së miri atë punë, deklaratë që u konfirmua dhe nga vetë Andrra. Por duket se jo gjithçka është e thjeshtë për Andrrën, e cila përveç biznesit, ka rolin e nënës duke qenë se kujdeset për djalin e vogël.

sinan hoxha andrra destani (6)

Në “Instagram”-in e saj ajo poston shpesh foto dhe video nga ambientet e brendshme të dyqanit, ku ekspozon fustanet e reja të nusërisë dhe mbrëmjeve për vajzat. Pas martesës, si Sinani dhe Andrra rrëfyen shumë sekrete nga marrëdhënia e tyre për mediat.

sinan hoxha andrra destani (5)

E pyetur se sa e vështirë ishte të merrte vendimin për të braktisur gjithçka në Gjermani e të vijë të jetojë në Tiranë si gruaja e Sinanit, Andrra u përgjigj pas martese kështu: “Dashuria më ka verbuar!”.

sinan hoxha andrra destani (4)

Për sa u përket detyrave të shtëpisë, Sinani shprehej se “janë të ndara me shekuj punët te ne shqiptarët: burri është burrë e gruaja, grua”. Ndërsa Andrra tha se burri i saj do të jetë shumë në rregull në këtë pjesë, sepse edhe mua më kanë mësuar që gruaja në shtëpi është shefja e punëve.

sinan hoxha andrra destani (3)

Nuk mendoj se do ta ndjek pas kudo. Ndoshta mund ta shoqëroj kur të ketë koncert në ndonjë shtet apo qytet që s’e kam parë, por jo gjithë kohën. Unë kam profesionin tim, ndërsa ai të vetin”, shprehej ajo.

sinan hoxha andrra destani (2)

Ndërsa për zgjerimin e familjes me fëmijë të tjerë, u përgjigj se do të dojë të ketë katër fëmijë, dy djem dhe dy vajza. Por kjo është në dorën e Zotit!”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al