Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, thuajse çdo javë udhëton në vende të ndryshme të botës.
Por në të njëjtën kohë, Alketa është edhe prezantuesja e spektaklit të kërcimit “Dance with me” që shfaqet çdo të hënë.
E teksa i duhet të ishte në “Tv Klan” duke bërë përgatitjet e fundit për shfaqen e sotme, ajo mesa duket ka mbetur në Itali.
Moderatorja ka treguar nëpërmjet një postimi në profilin e saj në “Instagram” se ka humbur avionin e kthimit në Shqipëri.
“Kam humbur avionin dhe se di si i bëhet për sonte në darkë! Kush do ta prezantojë programin?”, shkruan Alketa bashkëngjitur me foton.
View this post on Instagram
Kam humbur avionin dhe se di si i behet per sonte ne darke! Kush do ta prezantoje programin????
Ndërkohë në komentet e shumta në këtë fotografi, vihet re se ndjekësit e saj duan vetëm Alketën në drejtimin e prezantimit të këtij spektakli.
Panorama Plus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panoramaplus.al