25 Shtator, 2017

Algen Nikolla: Çfarë di unë për vajzat e djemtë që punojnë eskortë jashtë e këtu janë VIP-a ekrani


 

Algen Nikolla, djali nga Lezha, që gjatë qëndrimit të tij në “BB4” rrëfeu për miqësitë e tij speciale me VIP-at ndërkombëtarë, ka fatin të jetë pjesë e eventeve ndërkombëtare. Para disa ditësh, ai reagoi me një status për fejesën e Kaltrina Lulajt me një sheik arab.

 

I njohur për deklaratat e tij të hapura, Algeni vendos t’u çjerrë maskën personazheve të njohura duke zbuluar se çfarë fshihet pas udhëtimeve dhe jetës së tyre superluksoze. Në këtë intervistë për gazetën “Panorama”, ai zbulon anën e errët të jetës plot shkëlqim që shohim të reklamuar në rrjetet sociale nga vetë VIP-at.

 

Çfarë ndodh me vajzat eskortë, dhe cila është puna që ato bëjnë në Dubai?

Po këto as eskorta s’janë. Eskortat janë të strukturuara nëpër agjenci, ka seleksion, ka kritere, etj. Këto shkojnë dhe e shesin veten me ndonjë që u paguan udhëtimin e parë, njohin ndonjë aty e rikthehen për të shpenzuar ato pak monedha që kanë siguruar nga udhëtimi i radhës. Zakonisht janë PR e lokaleve, që u organizojnë udhëtimin e akomodimin, ose persona shqiptarë që jetojnë aty e për fat të keq janë shndërruar në Pimps. E gjithmonë fillon historia me ndonjë dhuratë, ndonjë darkë, ndonjë udhëtim e pastaj u vendosin llogarinë në tavolinë. Pa përmendur emra, por mund t’i drejtoheni Ministrisë së Jashtme për sa e sa raste të këtyre vajzave që, sidomos në Katar, Saudi, Kuwait e Oman, kanë hyrë e u është mbajtur pasaporta peng dhe kanë ngelur me muaj të tërë nëpër nightclub, ose në shtëpinë e ndonjërit. Ky është realiteti e kjo nuk u ka ndodhur vetëm shqiptarëve, por ka ndodhur edhe me shtetase europiane. Por këtu ky fenomen po propagandohet si të ishte një gjë normale, duke i çuar shumë vajza të reja drejt kësaj jete të degjeneruar.

Po djem eskortë nga Shqipëria ka nëpër botë, dhe ç’mund të thuash për ta?

Po, kur ka femra, ka edhe meshkuj, apo ish-meshkuj që tani janë bërë VIP dhe i keni nëpër televizione apo nëpër “reality show”.

 

Të ka rastisur t’i shohësh nga afër apo të përballesh me to në vendet ku jeton?

Po, më ka qëlluar. Jo më larg se në “Venezia Film Fest”, domethënë para një jave. Për punën që bëj, kam akses në listat e të ftuarve (në çdo event për çështje sigurie duhet ID) e emrat shqiptarë dallohen. Qëlloi që një i ftuar kishte një shoqëruese shqiptare, por ky dihet botërisht si i martuar e me fëmijë e në asnjë moment nuk qëndruan bashkë në publik, as në red carpet, as në konferencë shtypi e as në darken gala. Ajo u këput duke bërë foto majtas e djathtas e me siguri “arritjet” e saj në Instagram do të kenë marrë shumë like. Por, personazhi që e kishte marrë me vete, ishte një producent i ftuar dhe kishte shoqërim me motoskaf në hotel nga lido në një hotel në Venezia. Rastisi që ai motoskaf të ishte edhe për personat që ne ruanim, e kur më kërkoi në italisht t’i bëja një foto me këtë personin e famshëm, pasi iu përgjigja në shqip, desh ra nga motoskafi. Ka rastisur në Sardenja, Ibiza, Romë, Paris e jo vetëm me të huaj, por edhe me shqiptarë.

Sa paguhen këto vajza e djem dhe çfarë stereotipi ekziston për vajzat shqiptare që udhëtojnë në këto vende?

Nuk ua di tarifat, me thënë të drejtën. Stereotipi dallohet se u pikon çatia e shtëpisë, por në honorare kanë makinë koupe, vishen me marka “Chanel” e “Rolex” e kur janë vetëm, preferojnë vetëm fastfood.

KLOTILDA HARKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al