23 Gusht, 2017

Alesia Bami: Kam kaluar momente të vështira, më kanë sulmuar por mes lotësh përsëri jam ringritur


E krahasojnë me Monica Bellucci-n, është shpallur “Miss Fotozhenia” e “Miss Universe” dhe për 1 vit ka qenë velina e Ardit Gjebresë që binte në sy. Alesia Bami është modelja 18-vjeçare, e cila e ka kaluar adoleshencën si diva, duke shijuar në maksimum pasionin e saj për modën, duke u shfaqur në reklama e kopertina revistash.

Ndërkohë që po mbyll karrierën si modele dhe po shqyrton ofertat në kinema dhe televizion, Alesia rrëfen për gazetën “Panorama” jetën si vajzë seksi në Shqipëri, rastet kur është sulmuar dhe ka prekur fundin, por është ngritur sërish në këmbë, pasi pas pamjes së brishtë e të bukur thotë se fshihet një karakter shumë i fortë…screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-04-19

Në këto vite karrierë si modele, si do ta përshkruaje tregun e modës, që shpesh është etiketuar si i papaguar dhe me prapaskenat e tij?

Po, është e vërtetë. Modelingu është treg i papaguar dhe modelet vlerësohen shumë pak për punën e tyre, që herë-herë është edhe shumë e lodhshme. Do ta përshkruaja si diçka që të bën të ndihesh mirë, është pa dyshim ëndrra e çdo vajze kur është e vogël që të bëhet modele. Dhe të gjitha pothuajse duan të përfliten si të tilla. Dhe këtu bëhet ndryshimi mes amatores dhe profesionistes.

Ke hyrë në botën e modelingut që në moshën 13- vjeçare. Këtë punë e bën për kënaqësi shpirtërore, apo e mendon që mund të fitosh para të shumta një ditë?

Unë kam startuar që në moshën 13-vjeçare, dhe prandaj sot njihem si modele profesioniste. Do të thosha që punën si modele e bej sepse e kam pasion dhe ndihem mirë kur e shikoj veten në sfilita apo kopertina. Nuk kam menduar ndonjëherë se do t’i siguroj të ardhurat e mia nga modelingu, dhe nuk kam menduar ndonjëherë të investoj që të dal në ndonjë kompeticion, apo që të fitoj ndonjë çmim. E jo nga pamundësia, por se i kam lënë gjërat të rrjedhin vetë dhe të shikoj deri ku mund të shkoj me forcat e mia. Vazhdoj të ngjitem shkallë-shkallë, sepse nëse provon të ngjitesh menjëherë, te shkalla e fundit rrëzohesh.screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-03-39

Tani që i ke kapërcyer të 18-at, çfarë cikli ke mbyllur si adoleshente e njohur dhe çfarë cikli të ri po nis në jetën tënde?

Dhe për pak do të mbyll ciklin si modele. Modelingu për mua ka qenë gjithmonë një start, prej ku nisa karrierën time. Më pas do të kaloj si aktore ose në televizion si moderatore. Ende s’e kam menduar.

Që nga koha kur konkurrove në “Miss Universe Albania 2014”, ku fitove 3 çmime të rëndësishme, të është rritur vetëbesimi si vajzë e bukur, apo sa më shumë kalojnë vitet, aq më pasiguri të krijohen te vetja?

Unë gjithmonë kam pasur vetëbesim në vetvete që kur isha e vogël. Duke qenë se kam pasur besimin te vetja, mendoj që gjërat kanë shkuar mirë. Por vetëbesimin si vajzë e bukur mendoj se po, pasi kur ma rikujtojnë të tjerët, më duket një rutinë e dëgjuar shumë herë dhe s’më bën përshtypje.

Nga fotot e promovimit me Sonny K Elson deri te Fadil Berisha, në çfarë momentesh ka kaluar jeta jote si vajzë seksi?

Jam shumë e gëzuar dhe e privilegjuar që kam punuar me Fadilin, po ashtu edhe me Sonny K Elson. Sonny ishte starti im si modele, pasi jam fotografuar për herë të parë nga ai dhe jam shumë e lumtur për këtë. Ndërsa për Fadilin ç’mund të them? Kush nuk do ta kishte ëndërr të fotografohej nga ai! Unë ia arrita. Jeta si vajzë seksi ka kaluar momente superiore, po ashtu dhe shumë të këqija. Për shkak se kur ti nuk ke asnjë defekt, në Shqipëri ndodh ndryshe. Këtu disa njerëz nuk krenohen që një femër e tillë do na përfaqë- sojë më së miri, por mundohen të të sulmojnë dhe të të nxjerrin sa më keq të jetë e mundur. Pra kurrë nuk gëzohen për suksesin tënd!

screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-03-18

Kujton momente të vështira që mund të kesh kaluar deri tani, për shembull momente kur je prekur e ke derdhur lot?

Po, kujtoj që kam hasur shumicën e rasteve momente shumë të vështira. Falë Zotit dhe familjes që më kanë mbështetur gjithmonë dhe janë suporti im më i madh, ia kam dalë mbanë. Po, e pranoj, kam derdhur lot dhe kjo ka ndodhur pasi disa portale ose “mbeturina që na ndotin këtë tokë”, do të thosha unë, më sajuan lajme të pavërteta. Ka qenë momenti më i vështirë nga të gjitha momentet e vështira që kam kaluar. E dija që do të sulmohesha dhe jam sulmuar gjithmonë, por jo deri në atë pikë. Mendoja se s’mund të ngrihesha më mbi këmbët e mia. Ama ia dola dhe do t’ia dal gjithmonë, jam e sigurt për këtë!

Si “Miss Fotozhenia” që je shpallur në “Miss Universe”, ka ndodhur që më pas të kesh marrë oferta në televizion apo kinema dhe çfarë mund të thuash më konkretisht?

Pas “Miss Universe Albania” dhe pas çmimeve që mora, m’u hapën dyert kudo. Më pas fillova punë në “TV Klan” te e “Diela shqiptare” për një vit, aty ku u bëra e njohur për publikun, më pas më ftuan në shumë emisione të njohura për intervista, dhe vazhdojnë ende të më ftojnë. Ndërkaq vazhdoj të kem shumë oferta si në televizion dhe në reklama apo sfilita, por duhet të bëj zgjedhjen e duhur.screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-03-08

Të ka ardhur ndonjë propozim i rëndësishëm dhe si ke reaguar?

Po më ka ardhur një propozim nga “Miss Multiuniverse” në emailin tim zyrtar, që unë të përfaqësoja Shqipërinë atje. Por nuk kisha mbushur akoma 18 vjeç dhe, siç u gëzova, në të njëjtën kohë edhe u ndjeva keq që një mundësi e tillë më iku nga duart për ta përfaqësuar më së miri vendin tim atje dhe, pse jo, për të mos dal me ndonjë çmim.

Sa i takon audiencës mashkullore, si ndihesh mes ngacmimeve apo provokimeve, dhe e ke që tani të qartë idenë për djalin e duhur?

Kur kaloj në rrugë jo vetëm marr shumë komplimente nga meshkujt, por edhe femrat. Ky fakt më gëzon. Jam e prirë të dëgjoj vetëm fjalët e mira, ndërsa pjesa tjetër nuk më intereson. E di që ka edhe shumë xhelozi. Por kjo më bën të jem më e fokusuar në gjërat që dua, dhe pasionet e mia. Ndërsa për mashkullin e jetës, uauuuuu është ende herët dhe as më shkon në mendje. Por tani që e mendoj, duhet të ketë aq shumë kritere sa nëse do t’ia nisja, do të përfundonte një roman.

INTERVISTA PLUS/ “Bukuria dhe format trupore në adoleshencë, një pasaportë që më ka hapur shumë dyer”screenshot-www.instagram.com-2017-08-22-11-02-54

Për bukurinë që ke, çfarë krahasimesh të bëjnë dhe çfarë femre fshihet pas portretit tënd të bukur?

Më krahasojnë me Monica Bellucci-n, një femër jashtëzakonisht e bukur që unë e adhuroj. Ndërsa pas portretit tim fshihet një femër me karakter të fortë që u shkon gjërave deri në fund. Një femër që nuk dorëzohet, pra optimiste në jetë. Njëkohësisht dhe e thjeshtë, me këmbë në tokë e me hapa të sigurt, pra jo mendjemadhe për këto që kam arritur.

Shumë vajza të bukura i kanë kthyer në biznes rrjetet sociale. Po ti fiton para nga Instagrami?

Unë në Instagram postoj vetëm punët e mia që bëj, si sete fotografike, reklama, video të shkëputura nga televizionet. Thjesht ndaj me ndjekësit e mi që më përkrahin vazhdimisht momentet nga disa punë të miat, dhe kjo më bën ta dua akoma më shumë punën që bëj. Por s’e kam menduar kurrë ta kthej në një biznes, ku mund të përfitoj të ardhura.

Je balerinë dhe modele, çfarë i thua vetes kur je në një skenë duke kërcyer, dhe çfarë i thua vetes kur sfilon në pasarelë?

Si fillim përpara se t’i bëj të dyja, i lutem Zotit që gjithçka të shkojë mirë. Më pas i them vetes që ti duhet të japësh më të mirën tënde t’u tregosh që ti mund t’ia dalësh. Dhe t’u tregoj atyre që më kanë përzgjedhur që isha e duhura.

Fakti që ke pasur trup me forma të rrumbullakosura që në moshën e adoleshencës, të ka penguar apo ndihmuar në jetë?

Jo nuk mund të them se më ka penguar, pasi do të ishte na ivitet. Bukuria dhe format trupore që në atë moshë kanë qenë një pasaportë shumë e mirë për mua që më kanë hapur shume dyer. Të jem e sinqertë më ka ndihmuar të kaloj më shumë lehtësi, pa ndërhyrje dhe miq në televizion apo botën e spektaklit. Baleti nga ana tjetër ishte një armë e fortë, që unë e posedoj dhe që shumë moshatare të miat nuk e kishin.

Ke hequr dorë nga garat e bukurisë apo do të vazhdosh të marrësh pjesë në ndonjë kompeticion të rëndësishëm, dhe për ku bëhet fjalë?

Nuk kam hequr dorë nga garat e bukurisë. Jam ende e re dhe besoj, sapo të më jepet rasti për të përfaqësuar Shqipërinë në ndonjë kompeticion të rëndësishëm, do ta bëj me shumë dëshirë.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al