28 Qershor, 2018

Alba Bajrami: Sot Miss, nesër e famshme në botën e televizionit


KLOTILDA HARKA/ 16-vjeçarja Alba Bajrami është vajza që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2018”, në spektaklin që këtë vit u organizua në Kalanë e Tiranës.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Alba ka treguar për ethet e garës që do e çojë në “Miss Globe”, familja nga vjen, pasionet, dhe sekretet e një Miss-i me ambicie të mëdha.

Karakteristikat që vërtetojnë se je e bukur brenda dhe jashtë?

Karakteristikat që tregojnë që jam e bukur, besoj se është pamja e jashtme, gjatësia, eleganca, flokët, tiparet e fytyrës dhe niveli kulturor.

Po karakteristikat që tregojnë se pas pamjes së paqtë fshihet një bishë?

Vetëbesimi është një element, i cili nuk më mungon. Unë jam një imazh i brezit tim dhe do të doja ta përfaqësoja si duhet. Unë kam një karakter shumë të fortë, sepse në qoftë se i vendos një synim vetes, mundohem me gjithë forcat e mia ta çoj deri në fund (sesa ia dal, ngelet për t’u parë, por unë mundohem që gjithmonë të jap maksimumin tim dhe nuk lodhem kurrë nga kjo gjë).

Marrëdhënia jote me djemtë si është, ka ndodhur deri tani që zemra jote të rrahë fort për dashurinë?

Nuk është se kam ndonjë marrëdhënie me djemtë përveçse marrëdhënie shoqërore, kështu që s’ka ndodhur ende që zemra ime të rrahë për një mashkull. Por mendoj t’i përkushtohem shkollës dhe synimeve të mia që kam për jetën. Të tjerat vijnë më vonë.

Nga ç’familje vjen dhe prej kujt e trashëgon bukurinë?

Unë vij nga një familje e përbërë prej pesë anëtarësh, babi, mami, unë dhe dy vëllezërit. Ne jemi një familje çame me tradita, (një traditë e njohur dhe e vlerë e jona është se jemi shumë të bashkuar me njëri-tjetrin). Familja ime është një familje shumë e shëndetshme dhe e përkushtuar për çdo hap që në hedhim. Bukurinë e kam trashëguar nga të dy prindërit, kam dhe tipare nga mami dhe nga babi, po shpesh më thonë që më shumë ngjaj me mamin.

Do të jesh një Miss që do të zgjedhësh famën dhe televizionin dhe cilat janë ambiciet e tua?

Bota e televizionit më ka pëlqyer gjithmonë. Ambiciet e mia janë që si fillim të mbaroj shkollën, por edhe modelingun s’do ta lë pas dore, do t’i vazhdoj të dyja paralelisht, një tjetër hob i im është në lidhje me make up-in, të cilin e kam pasion dhe isha në një kurs para se të fillonte Miss-i, dhe as këtë s’kam menduar ta lë më kaq. Po përgatitem që të hap një “YouTube channel” dhe të filloj të bëj make up tutorial.

KLOTILDA HARKA/ PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al