24 Korrik, 2019

Akuzohet për vrasje dhe grabitje të dhunshme, reperi amerikan dënohet me 55 vite burg


Një gjykatë në Tarrant të Teksasit ka vendosur 55 vite heqje lirie dhe 21 mijë dollarë gjobë për reperin amerikan, Tay-K. 19-vjeçari u dënua për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2016 dhe për grabitje të dhunshme.

Mediat amerikane shkruajnë se Taymor McIntyre u gjet fajtor për vrasjen e Ethan Walker, 21 vjeç, së bashku me gjashtë persona të tjerë. Të gjithë së bashku, kishin organizuar për të grabitur para dhe drogë në shtëpinë e viktimës.

Lidhur me këtë, Tay-K deklaroi se nuk ishte ai personi që kishte shkrepur armën, por gjykata e hodhi poshtë pretendimin e tij.

Kujtojmë se 19-vjeçari u bë i njohur me këngën “The Race”, e cila u bë pjesë e listës “Billboard Hot 100” dhe u certifikua me ‘Platinum’.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al