30 Tetor, 2019

Aktorja e ‘Rebeleve’ tregon papritur se është në një pritje të ëmbël (Foto)


Seriali ‘Rebelët’ lidhet drejtpërdrejtë me adoleshencën e gjithsecilit. Kjo telenovelë meksikane e cila u shfaq edhe në Shqipëri shumë vite më parë, pati fansa të shumtë.

Mia apo Anahi, e cila ishte një nga protagonistet, ka dhënë papritur lajmin se është përsëri në një pritje të ëmbël.

Aktorja ka pozuar me barkun e rrumbullakosur për revistën ‘Quien’ duke treguar kështu që është shtatzënë.

“Me shumë lumturi ndaj më ju këtë lajm të bukur. Faleminderit ‘Quien’ për këtë kujtim që do të mbetet përgjithmonë në jetët tona”, -ka shkruar Anahi.

Aktorja gjithashtu është nënë e një djali 3 vjeçar. Vogëlushi ka pozuar gjithashtu me ekon e bebit në duar. Këto momente të ëmbla Anahi i ka ndarë për të gjithë fansat e saj në ‘Instagram’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al