12 Nëntor, 2019

Aktorja e njohur zbulon vartësinë nga droga


Ajo është një nga aktoret e njohura dhe të suksesshme me një karrierë të gjatë në ‘Hollywood’. Por së fundmi Jamie Lee Curtis i ka habitur të gjithë me deklaratën që ka bërë.

Ajo ka zbuluar vartësinë nga droga por ka pranuar gjithashtu se e gjithë familja e saj është e varur nga lëndët narkotike.

“Unë dhe babai im kemi konsumuar të dy bashkë drogë. Kam patur 6 vëllezër por tani kam 5. Njëri nga vëllezërit ndërroi jetë në moshën 21 vjeçare nga mbidoza”, ka thënë Curtis në një intervistë për “Variety’s Recovery Issue”.

Aktorja u shpreh gjithashtu se po lufton shumë për të hequr këtë vartësi dhe një ndihmë të madhë po i jep bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët të cilët e kanë mbështetur për ta kaluar këtë ‘pengesë’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al