30 Qershor, 2022

Aktorja e njohur reagon e revoltuar ndaj vendimit për abortin: Të ndalohet edhe viagra


Aktorja Bette Midler ka reaguar e revoltuar ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të SHBA-së për ndalimin e abortit.

“Është koha të ndalohet edhe viagra, pasi nëse shtatzënia është “vullneti i Zotit” ashtu është edhe molekula e rënë mashkullore”- shkruan aktorja në një status në Twitter.

Menjëherë ndjekësit e saj reaguan përmes komenteve duke mbështetur statusin e aktores.

“Pyes veten nëse do të ndalojnë edhe prezervativët”, shkruan një komentues. Të tjerë theksuan tëeet-in e aktores. “Këtë e them prej vitesh”, “Nuk mund ta kishit thënë më mirë”, shkruan ata.

Kjo nuk është hera e parë që Bette Midler, reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë të SHBA, për ndalimin e abortit.

“Kjo është e vërtetë. Ata rrëzuan vendimin e Roev Wade që u miratua 50 vjet më parë. Si guxuan? Ata thjesht mbyllin sytë dhe veshët ndaj nevojave të popullit amerikan”- shkroi ajo në Twitter të premten e kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al