9 Nëntor, 2018

Aktorja e famshme rrëfen si hëngri placentën e saj: Kam ruajtur sërish për më vonë


Aktorja e famshme Hilary Duff ka ngrënë placentën e saj. Ylli 31-vjeçar e ka treguar këtë teksa po fliste për emisionin “Informed Pregnancy”.

Ajo është shprehur se ka konsumuar një “smoothie” të bërë me manaferra, lëng frutash dhe placentën të hequr pasi lindi vajzën Banks Violet.

Madje Hilary e përshkroi shpikjen e saj, si “smoothie”-n më të shijshëm që ka provuar ndonjëherë.

“Nuk kisha provuar diçka aq të shijshme që kur isha 10 vjeçe, ishte plot me kalori dhe çdo gjë të shijshme”, është shprehur 31-vjeçarja e cila mirëpriti vogëlushen më 25 tetor me të dashurin Matthew Koma.

“Daily Mail” shkruan se aktorja e famshme kishte marrë një pjesë nga placenta të vendosur në kuba akujsh për konsumim të mëvonshëm, ndërsa paralajmëroi partnerin dhe djalin që mos t’i preknin, pasi do t’i ruante në frigorifer.

Kur 6-vjeçari Luca i kërkoi që ta shihte, ishte shprehur se kishte bërë shumë gabim me këtë kërkesë.

Ndërkohë ku djali i saj Luca i kërkoi që ta shihte, ishte shprehur se kishte bërë shumë gabim me këtë kërkesë. 6-vjeçari është fëmija i parë i aktores, e cila e ka me ish-partnerin Mike Comrie.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al