18 Korrik, 2019

Aktorja e famshme rrëfen eksperiencën e abortit: Isha 14-javëshe shtatzënë dhe nuk e kisha idenë…


Aktorja Shay Mitchell është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë. Ylli i serialit “Pretty Little Liars”, ka bërë së fundmi një rrëfim të sinqertë, ku ka folur për eksperiencën e saj të hidhur me abortin.

Shay e ka mbajtur të fshehtë shtatzëninë e dytë, pikërisht nga ngjarja e hidhur e një viti më parë. Ajo ishte në javën e 14-të të pritjes së ëmbël, megjithatë për fat të keq asaj i ndodhi një abort spontan.

Në një video të publikuar në kanalin e “Yputube”-t, aktorja flet për eksperiencën e hidhur që e vrau aq shumë. Shay rrëfen se ka ruajtur çdo foto dhe çdo eko të bebushit të humbur, pasi nuk do të mundet kurrë të harrojë atë që ka ndodhur.

“Zgjodha ta mbaja të fshehtë për shkak të herës së parë. Nuk shkoi ashtu siç kisha shpresuar dhe ishte jashtëzakonisht e vështirë. Herën e parë kur isha shtatzënë vitin e kaluar, Matte dhe unë nuk e kishim planifikuar, ndodhi dhe ne ishim vërtet të ngazëllyer për këtë. Isha 14-javëshe shtatzënë, në atë pikë, nuk e kisha idenë e probabilitetit për një abort spontan”, shprehet aktorja e njohur.

“Kur ndodhi, isha krejtësisht e verbuar. Ende i kam ato foto në telefonin tim, ende i kam të gjitha ekot nga vizitat e mjekut dhe është e çuditshme, sepse nuk i kam parë, natyrisht, por nuk e kam harruar atë që ndodhi. Sigurisht, jam super e lumtur, por ende ndjej për atë që kam humbur… Është vërtet e vështirë, sepse ndiheni të thyera si grua dhe kjo nuk është një ndjenjë e mirë”, ka rrëfyer Shay.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al