16 Tetor, 2018

Aktorja e famshme: Martesa me Tom Cruise më mbrojti nga ngacmimet seksuale


Aktorja e famshme hollivudiane Nicole Kidman ka deklaruar se martesa me Tom Cruise i dha asaj mbrojtje nga ngacmimet seksuale në fillim të karrierës.

Kidman u martua me Cruise në 1900, pasi aktruan së bashku në filmin “Days Of Thunder”. “U martova shumë e re, por sigurisht nuk ishte fuqi për mua. Ishte thjesht mbrojtje”, thotë aktorja.

“Fakti që isha martuar me një burrë esktremisht të fuqishëm, më ndihmoi që të mos isha viktimë e ngacmimeve seksuale”, deklaroi Kidman, e cila u nda nga Tom në vitin 2001.

Çifti adoptoi dy fëmijë, Isabella dhe Connor, tashmë 25 dhe 23 vjeç përkatësisht. Duke folur për skandalet e ngacmimeve seksuale në Hollivud, Kidman tha: “Sigurisht kam patur momentet e #MeToo, që kur isha e vogël. Por a dua të shkruaj për këto në një artikull? Jo. A janë të pranishme në punën që bëj? Absolutisht po”.

Ndërkohë në vitin 2006, Kidman u martua me këngëtarin Keith Urban, me të cilin ka dy vajza Sunday, 1o vjeçe dhe Faith, 7.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al