12 Nëntor, 2019

Aktori turk bën transformimin drastik, shokohen fansat (Foto)


Çagatay Ulusoy apo Sarp siç e njohin të gjithë, ka bërë ndryshimin drastik në pamje. Ai ka shtuar disa kilogramë dhe nuk njihet me pamjen e re.

Fansat e tij kanë mbetur të shokuar nga këto foto të aktorit turk që po qarkullojnë në mediat turke. Disa prej tyre shprehen se pesha nuk i shkon dhe se ai duhet të fillojë menjëherë dietën duke u treguar kështu të pakënaqur me pamjen e re të aktorit të njohur.

Ky shtim në peshë ju ka rënë në sy të gjithëve por edhe kjo është bërë për një arsye. Thuhet se Sarp ka ndryshuar pikërisht për rolin që do të ketë në filmin e ri që po xhirohet në qytetin Kirklareli.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al