11 Shtator, 2018

Aktori shan në gjuhën shqipe në serialin turk, video që po bën xhiron në rrjet


Nik Xhelilaj është aktori shqiptar i cili është pjesë e serialit “Nefes Nefesse” që po transmetohet aktualisht në Turqi. Ai luan në rolin e një kosovari terrorist, i cili dashurohet me personazhin kryesor të filmit.

Në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, Nik ka zbuluar se ka folur edhe në gjuhën shqipe. Teksa një grup po i merr vajzën nga makina, “Boran”, personazhi që luhet nga aktori shqiptar, nis të kërkojë që ta qëllojnë dhe të mos ia marrin atë.

 

View this post on Instagram

 

M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!! #boran #kosovalı #nefesnefese ? #albanianblood

A post shared by NIK XHELILAJ (@nik_xhelilaj) on

Kështu në një moment, aktori shan në gjuhën shqipe. Ndërkohë bashkëngjitur me videon ai shkruan: “M’vrit mu ktu! Pa vdek unë at’goc nuk e merr ti!!!”.

Nik Xhelilaj luan krah aktorëve të njohur turq si Melisa Senolsun dhe Sukru Ozyildiz.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al