13 Tetor, 2017

Aktori i madh Ndriçim Xhepa i sëmurë, Qeveria ndërhynë për kurimin e tij


Shëndeti i aktorit, Ndriçim Xhepa, gjatë viteve të fundit është prekur nga një sëmundje aspak e lehtë për t’u ndjekur e përmirësuar.

ndricim xhepa

Kjo ka qenë arsyeja pse qeveria ka miratuar vendimin për t’i akorduar një fond prej 5 milionë lekësh (të rinj), për të mbuluar shpenzimet e kurave.

Urojmë jo vetëm të jetë e mjaftueshme, por të kapërcejë sëmundjen dhe ta shohim sërish, siç jemi mësuar e kënaqur gjithë këto vite me të në skenë.

Këshilli i Ministrave, në bazë të Kushtetutës së Shqipërisë dhe Ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave vendosi: “Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al