20 Shtator, 2018

Aktori i famshëm përplas adoleshentin me makinë, 19-vjeçari i kërkon… (FOTO)


Aktori i famshëm Ashton Kutcher ka përplasur aksidentalisht me makinë një adoleshent. Ngjarja ka ndodhur të martën, por që sot është bërë i ditur lajmi nga mediat e huaja.

19-vjeçari Leo Marenghi është i riu, të cilin e aksidentoi Ashton. Për “E!News”, adoleshenti ka thënë se në momentin që ndodhi aksidenti ai po shkonte në një shkollë në Los Angeles për të marrë fëmijët që kishte nën kujdes, pasi punonte si dado.

“Ai po dilte nga një rrugë në Sunset Bronson Studios dhe ishte një mur që e bllokonte të shihte. Sapo më vuri re, ishte tepër vonë dhe më goditi”, rrëfeu Marenghi.

Adoleshenti ka shtuar se aktori ka dalë menjëherë nga automjeti për të parë nëse ai ishte mirë. “Ai doli nga makina dhe më tha që i vinte keq dhe se nuk më kishte parë”, kujtoi ai.

Më pas 19-vjeçari e ka pyetur Ashton nëse mund të bënin një foto dhe padyshim që Kutcher pranoi.

E sigurisht që Leo Marenghi e postoi fotot e tij me Kutcher në Instagram ku shkroi: “U godita sot nga një makinë… “Por ska gjë sepse ishte Ashton Kutcher”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al