17 Shtator, 2018

Aktori 57-vjeçar baba për herë të 10, e dashura e tij në pritje të një djali


 

Aktori i famshëm Eddy Murphy do të bëhet baba për herë të 10. E dashura e tij 39-vjeçare, Paige Butcher është në pritje të ëmbël dhe do të sjellë në jetë një djalë.

Ky është fëmija i dytë i 57-vjeçarit dhe Paige, pasi kanë një vajzë 2 vjeçe, Izzy.

Ndërkohë aktori i “Shrek” ka edhe pesë fëmijë të tjerë, Bria, 28, Miles, 25, Shayne, 23, Zola, 18, and Bella, 16, me ish-bashkëshorten Nicole Murphy, me të cilën u nda në 2006 pas 22-vitesh martesë.

Ai ka gjithashtu dhe një djalë 29 vjeç me Paulette McNeely si dhe djalin Christian 27 vjeç me Tamara Hood. Ndërkohë që me ish-yllin e Spice Girls, Mel B ka një vajzë, Angel 11 vjeçe.

Më herët Eddy është shprehur se është me fat për fëmijët e tij, pasi janë mjaft të edukuar.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al