29 Qershor, 2022

Aksesorët që nuk duhet të mungojnë në plazh


Koha e detit, diellit dhe plazhit. Por cilët janë aksesorët që nuk duhet të mungojnë? Kemi përzgjedhur 10 prej tyre, ndaj zbuloni se cilat janë!

XHINSE TË SHKURTRA

Xhinsi është një must have e stinës, ndaj në prag të pushimeve nuk mund të mungojnë xhinset e shkurtra, sidomos nëse janë me fije të hequra dhe me aplikacione dhe stampa të veçanta.

KAPELE KASHTE

Një tjetër aksesor që nuk duhet të mungojë është kapelja prej kashte, e cila është e rehatshme, praktike dhe ju mbron kundër diellit.

VARËSE ETNIKE

Varëset stil etnik sjellin gjithmonë në mendje verën. Këshilla e stilistëve është t’i zgjidhni të holla dhe të gjata, të kombinuara me fantazinë dhe ngjyrën e rrobave të banjos.

KOSTUM PLAZHI TRUP

Një aksesor thelbësor për plazhin është kostumi. Këtë vit, përveç bikinit, në valixhen tuaj nuk mund të mungojë të paktën një kostum trup, i cili duhet të jetë sensual dhe super femëror.

SYZE DIELLI

Një aksesor i rëndësishëm janë syzet e diellit, ndaj këtë stinë zgjidhni modelin eye cat, i cili është mjaft chic. Nëse doni prakticitetin zgjidhni modele më të thjeshta me lente pasqyrë me ngjyrë.

ÇANTA

Në plazh pa çantë, është një gjë e pamundur, ndaj zgjidhni një model komod, më mirë nëse është prej kashte. Këshilla jonë është të keni një çantë të madhe, ku të fusni brenda gjithçka ju nevojitet.

SHAPKA DHE SANDALE

Nuk quhet verë nëse nuk keni një palë shapka ose sandale plazhi. Nëse ju pëlqejnë sandalet ju këshillojmë të zgjidhni ato të sheshtat, të zbukuruara me gurë, ndërsa nëse ju pëlqejnë shapkat, zgjidhni ato me gisht, të sheshta, me gurë të çmuar dhe shkëlqim, pasi janë të përsosura si për ditën, ashtu edhe në mbrëmje.

PESHQIR PLAZHI

Peshqiri i plazhit është thelbësor, ndaj duhet të zgjidhni një model në modë. Zgjidhni ato me stampa shumëngjyrëshe, ose me fraza të këndshme të stampuara. Nëse doni thjeshtësinë, atëherë zgjidhni modele me viza ose njëngjyrëshe me thekë.

SHALL

Një tjetër aksesor është shalli i plazhit. Mund të zgjidhni modelet klasike, të gjata dhe të gjëra. Më e rëndësishmja është që ta zgjidhni në bazë të ngjyrës së rrobave të plazhit.

BIKINI ME STAMPA

Ato që nuk do të mungojnë këtë verë janë bikinit me stampa. Janë të shumta modelet për këtë sezon, nga ato me dekor floreal te bikinit që na rikujtojnë xhunglën, deri tek ato me viza.

BURIMI/PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al