17 Korrik, 2018

“Ajo tha Po”, Ramos gati për martesë me prezantuesen spanjolle pas propozimit romantik


Mbrëmja e së hënës do të mbahet mend gjatë për Serxhio Ramosin. Mbrojtësi i Realit të Madridit dhe Spanjës, pas gjashtë vitesh me të dashurën e tij, Pilar Rubio, i ka propozuar në një darkë romantike, dhe ajo ka thënë: Po.

Ramos e ka ndarë vetë në Instagram, lajmin me miqtë e tij, me dy foto, ku ishin pjesë edhe unazat e martesës. Spanjolli është në një lidhje me prezantuesen e televizioneve spanjollen që nga viti 2012.

Pilar Rubio, 40 vjeç, ka qenë më parë modele, dhe gjithashtu ka fituar edhe çmime për gazetaren më të mirë në televizion. Ata kanë lindur edhe tre djem së bashku.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al