25 Maj, 2022

“Ajo meriton të jetë e lumtur”/ Caitlyn Jenner rrëfen detaje nga martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West


Caitlyn Jenner ka rrëfyer se martesa e Kim Kardashian dhe Kanye West nuk ishte e mbushur me ‘trëndafila’ apo aq e bukur sa dukej nga jashtë.

“Ishte shumë i vështirë për të jetuar me të,” tha 72- vjeçarja në “The Pivot Podcast” të martën.

Megjithatë Jenner theksoi se West, mbajti “anën” e saj kur ajo ndërroi gjini në 2015, por ende e konsideron reperin miliarder një “djalë shumë të komplikuar”.

“Në fakt, unë jam më shumë për Pete tani me Kim,” shtoi ajo, duke folur për romancën e ish- yllit të “Saturday Night Live” Pete Davidson me Kimin.

“Ne kemi një humorist në familje. Epo! Nuk kemi nevojë për më shumë reperë. Ne kemi nevojë për një humorist në familje.”

Jenner tha se 41- vjeçarja, kohët e fundit solli Davidson, në shtëpinë e saj në Malibu për ta takuar atë dhe ai mori ‘vulën e miratimit’ nga ana e Cate.

“Davidson është shumë ndryshe nga ajo që Kim mund të shoqërohej, por ajo ka kaluar shumë me djemtë me të cilët ka qenë , veçanërisht Kanye,” tha ajo.

Pete është ndryshe. Para së gjithash, ai e trajton atë aq mirë, dhe kur ata ishin këtu, Kim ishte kaq e lumtur dhe Kim meriton të jetë e lumtur.”

Kardashian filloi të takohej me Davidson në tetor 2021 mes divorcit të saj nga West.

Në mars, një gjykatës i Los Anxhelosit shpalli yllin e “Kardashians” dhe CEO i ‘Yeezy’ ligjërisht beqarë . Ish-çifti, i cili u martua në maj 2014, ka katër fëmijë: North, Saint, Chicago, dhe Psalm.

Ndërkohë, lidhja e Kim dhe Davidson ka vazhduar të forcohet.

Çifti bëri debutimin e tyre publik  në premierën e “Kardashians” në prill, por nuk shkuan në  tapetin e tyre të parë të kuq  deri në fund të atij muaji në darkën e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë. Ata gjithashtu morën pjesë në Met Gala 2022 më 2 maj.

West, nga ana tjetër, ka kërkuar trajtim për t’u bërë një “njeri më i mirë dhe një baba më i mirë”, sipas një burimi pasi fituesi i Grammy-t bëri sulmime të një pas njëshhme ndaj ish-bashkëshortes dhe Pete në Instagram në fillim të këtij viti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al