8 Shtator, 2018

Afërdita mbërrin në Tiranë, Ermal Mamaqi e pret me serenata nusen e re (VIDEO)


Këngëtarja Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl, shfaqen të pandarë në rrjetet sociale.

Pas dasmës madhështore në Miami, çifti ka udhëtuar kudo rreth botës për të shijuar momentet e ëmbla të martesës. Por kjo javë mesa duket do të jetë një sfidë për ta, pasi do jenë larg njëri-tjetrit.

Afërdita ka udhëtuar drejt Shqipërisë e vetme, ku u prit me padurim nga miqtë e saj.

Këngëtarja shqiptare është takuar edhe me moderatorin Ermal Mamaqi në një bar në Tiranë dhe ky i fundit e priti tamam si shqiptar i vërtetë. Ai nis të këndojë në mes të lokalit vargjet “Nusja e re moj nusja e re” për të!

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al