13 Maj, 2022

Adrola Dushi jep një mesazh publik për Fifin dhe Adisin, zbulon me kë është në lidhje


Me një buzëqeshje dhe pa asnjë siklet, Adrola Dushi uroi publikisht Filloreta Raçin e njohur si Fifi dhe ish-bashkëshortin e saj Adis Patushi për romancën e tyre.

Ish-bashkëshorti i modeles, me të cilin ajo ka një djalë, ka nisur prej disa muajsh një lidhje me këngëtaren e njohur, ku çifti nuk janë treguar aspak të rezervuar për publikun dhe shpesh herë ndajnë foto apo video romantike së bashku.

E ftuar në “Më lër të flas”, Adrola u pyet nëse e ka uruar çiftin, gjë që duket se ajo nuk e kishte bërë. “A doni t’i uroj tani? Jetë të gjatë dhe të lumtur çiftit.”– u shpreh ajo.  Adrola dhe Adisi u bënë për herë të parë prindër të një djali por pak kohë pas ardhjes së tij në jetë, ata u ndanë dhe tashmë kujdesen të dy për Troin ndonëse ai jeton me Adrolën.

E pyetur nëse është në një marrëdhënie, Adrola refuzoi të jepte një përgjigje duke thënë deklaratën tipike: “Jam në dashuri me veten”.

Duke folur për të birin, Adrola u shpreh se pengu i saj i vetëm është se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm me të. Teksa shtoi se po përpiqet të jetojnë bashkë pa shkëputje për shkak të angazhimeve të saj. “Nuk e kam kohën maksimale me Troin. Tani jemi afruar shumë por e di nevojën që ka ai për nënën. Po mundohem të bëj maksimumin që shumë shpejt të jetoj pa lëvizur me të. Kur jemi bashkë jemi shumë të lumtur. Unë i vetmi pishman që kam, është që nuk kaloj dot kohën e plotë me të.”

Adrola ndau edhe një histori të para shumë viteve me një djalë në Tiranë. Ajo tha se e ka shumë bezdi ta prekin njerëzit. “Në 2004 dikush erdhi më preku. Kisha dhe një shishe në dorë. Jam nisur por nuk e godita dot. Por do bëja skandal. U nisa për ta shkëlyer.”-tregoi Adrola.

Pavarësisht se duket shumë e buzëqeshur, në fakt kjo periudhë nuk ka qenë aspak e lehtë. Adrola tha se ka kaluar shumë gjëra jo të mira që e kanë ndihmuar të rritet. “Shumë gjëra jo të mira kam kaluar para pak kohësh. Por tani ndihem më e rritur më e fortë dhe deridiku e parrëzueshme.”-tha ajo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al