31 Gusht, 2018

Adelina Tahiri zbulon dhuratën e shtrenjtë që mori i biri (FOTO)


Këngëtarja Adelina Tahiri, tri ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të parë. Lajmin e bukur e ndau me të gjithë ndjekësit në profilin e saj në “Instagram”, ku publikoi një foto teksa mbante dorën e të birit, që e quajti Jon.

 

Më pas Adelina publikoi fotografi se si e pritën ardhjen e vogëlushit në jetë me këngë e me valle.

 

Por ditën e sotme ajo ka postuar në “Instastory” një foto ku tregon se edhe pse ka 3 ditë që ka ardhur në jetë, djali po mbulohet me dhurata. Një mik i saj i ka dërguar një dhuratë të shtrenjtë.

Në foton e publikuar nga këngëtarja shfaqet një kostum për fëmijë Gucci, i shoqëruar me kapuç dhe papuçe të vogla.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al