16 Tetor, 2021

“A të pëlqejnë më shumë çunat apo gocat?”/ Ardit Çuni i përgjigjet pyetjeve pikante, ja çfarë tha banori i “Big Brother VIP” për orientimin e tij seksual


Mbrëmjen e djeshme, pesë të nominuarit në shtëpinë e “Big Brother VIP” iu përgjigjën pyetjeve më pikante të publikut. Ardit Çuni ishte i pari prej tyre që “u vu në siklet”.

ardit cuni (3)

Pyetja e parë që u shfaq në ekran ishte: “A të pëlqejnë më shumë çunat apo gocat?”. Arditi iu përgjigj: “Kam përshtypjen që kjo goca duhet të jetë profil çuni, kështu që ‘skip’. Dihet tashmë çfarë pëlqej, kështu që mund t’ia tregoj në një vend tjetër, në një moment tjetër”.

ardit cuni (8)

Gjatë qëndrimit në shtëpi këto ditë, Arditi ka shprehur hapur pëlqimin me Beniada Nishanin, me të cilën flirton herë pas here. I pyetur se cila nga vajzat i pëlqen më shumë aty brenda, Çuni u përgjigj pa hezituar: “Beniada”.

elhaid cufi, sheila haxhiraj, sabiani, beniada nishani, ardit cuni (4)

Në të shumtën e kohës, Arditi qëndron në shtëpi i veshur me të brendshme dhe me një peshqir e kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku. Në lidhje me këtë, ai tha: “Sepse kështu rri dhe në shtëpinë time zakonisht, kur dal nga dushi ose kur rri nëpër shtëpi. Por meqë këtu më duhet të respektoj dhe s’mund të rri me bokse, rri me peshqir sipër”.

ardit cuni (4)

Disa prej banorëve të shtëpisë, si Monika Lubonja dhe Ilir Shaqiri, kanë shprehur pakënaqësi ndaj Arditit. Shkak është bërë ndërhyrja e tij në çdo bisedë pa ditur se për çfarë po flitet. Megjithatë, Arditi tha se ka të drejtë të bëjë ç’të dojë dhe nëse dëshiron të përfshihet në bisedë, atëherë do ta bëjë.

ardit cuni (7) ardit cuni (2) ardit cuni (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al