10 Gusht, 2019

A kanë ndjekës fals të famshmit në “Instagram”? Ja çfarë thonë shifrat


Tashmë ndjekësit fals janë kthyer në një fenomen të dukshëm në rrjetet sociale te personazhet e famshëm të ekranit.

Këta të fundmi për më shumë vëmendje zgjedhin të kenë disa profile të rremë që i ndjekin në Instagram dhe kjo tani është mjaft e dukshme.

ICMP së fundmi ka ndarë një raport ku thekson sasinë e ndjekësve të rremë në llogaritë e të famshmëve.

Sipas hetimit, Ellen DeGeneres aktualisht ka përqindjen më të madhe të ndjekësve të rremë në “Instagram” në kategorinë e showbiz-it, të listuara në 58%.

Banda koreane e djemve BTS hyn në numrin dy me 48%, ndërsa Kourtney Kardashian është e treta me 49%, e ndjekur nga Taylor Swift me 49% dhe Ariana Grande me 46%, shkruan “iconstyle.al”.

Të tjerë të famshëm të njohur në kategorinë e showbiz-it me një sasi të madhe ndjekësish të rremë në Instagram janë Kim Kardashian dhe Khloe Kardashian secila me 44%, Miley Cyrus me 45% dhe Drake me 38%.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al