29 Qershor, 2022

A i planifikuan Kendall Jenner dhe Devin Booker fotot e fundit? Ja çfarë fshihet pas ‘rikthimit’ të tyre


Një nga yjet e familjes Kardashian po bën një marifet maketingu? Diçka që do i ishim përgjigjur me ‘Po’ shpeshherë dhe e fundit që duket se po e bën një marifet është Kendall.

Sipas Page Six fotot e fundit të super modeles dhe yllit të NBA-së, Devin Booker – të realizuara në SoHo House në Malibu vetëm disa ditë pasi u publikua lajmi se çifti u nda – ishin thjesht “PR”.

Ekipi i saj nuk dëshiron që ajo të duket sikur është gënjyer apo përdorur”, thotë një burim i brendshëm. “Njerëzit e saj e kërkuan takimin.”

Fotot e paparacit tregojnë Jenner dhe Booker duke buzëqeshur me njëri-tjetrin ndërsa ndodhen në një zonë të jashtme të një klubi luksoz. Një burim i tha E! News, që për herë të parë raportoi lajmin  se çifti ishte ndarë pas dy vitesh lidhje javën e kaluar: “Ata panë gjërat në telefonat e tyre dhe qeshën. Kendall po shikonte lart dhe i buzëqeshte Devinit.”

Ah po, shikimi në ekran, mënyra më romantike për të rindezur një romancë.

Këtë fundjavë, lojtarit të ‘Phoenix Suns’ i pëlqyen fotot në Instagram të Kendall mes tyre dhe një nudo e Jenner-it duke bërë banjë dielli. Modeles i pëlqeu një foto e Booker duke luajtur bejsboll.

Një burim i tha ‘Page Six’ këtë javë se çifti i ri u nda sepse Booker nuk ishte gati t’ia propozonte yllit 26 vjeçar dhe ata të dy janë të fokusuar në karrierën e tyre.

“Ndërsa ata kujdesen për njëri-tjetrin, Devin nuk do të propozonte martesë dhe prioriteti i tij është karriera. Karriera e Kendall dominon gjithashtu jetën e saj.”

Megjithëse Kendall dhe Devin – të cilët zyrtarisht filluan të takoheshin në qershor 2020 – mund të jenë ndarë, njerëz pranë tyre kanë thënë se janë ende miq: “Ata kanë qenë në kontakt që atëherë dhe kujdesen për njëri-tjetrin. Ata të dy shpresojnë ta bëjnë të funksionojë, por tani janë ndarë”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al