29 Mars, 2017

A funksionon vërtet detox-i gjatë pranverës?


Sigurisht që dieta detox është klasike, një domosdoshmëri e pranverës, një imperativ kategorik për të evituar efektet e një jete të çrregullt me kilogramë të tepërt. Mirëpo, reklamat e shumta, aspak të efektshme të dietave, kanë bërë që marketingu të zhvendoset e të përqendrohet te çajrat pastrues.

Por, a është e gjithë kjo vetëm marketing apo dietat pastruese funksionojnë vërtet?

Ky nuk është një mision që do të zgjidhet këtu por, sipas përgjigjeve të shumë nutricionistëve, publiciteti është abuziv. Sigurisht që secili prej nesh mund të jetojë 24 orë duke ngrënë sallata, por nëse e kalojmë këtë kohë, rreziqet janë të heshtura brenda në trup.

Detox

Askush prej tyre nuk është kundër konsumit të frutave, perimeve, lëngjeve të shtrydhura apo gjithçkaje të freskët, mirëpo, nuk mund të jetohet vetëm me ato.

Stili detox i jetës

Të eliminosh karbohidratet është e gabuar, sepse organizmi merr energji vetëm prej tyre dhe janë të domosdoshme për funksionimin e tij, prandaj dieta detox është e gabuar. Kështu, reduktoni konsumin e alkoolit, duhanit, sheqernave, yndyrave e kripës së tepërt, dhe do të shihni që nuk do të bëheni të varur pas çdo të reje që nxjerr interneti.

Rreziku i dietës detox

Dieta detox nuk ka kuptim nëse bëhet vetëm për një ditë apo disa orë. Ato nuk mund të korrigjojnë abuzimet e ditëve të gjata. Pra, për t’u pastruar, duhet të ndryshojë mënyra e përditshme e ushqyerjes e jo bombardimi me lëngje për vetëm 1 ditë. Nga ana tjetër, nëse e mendoni veten të fortë e që mund të rezistoni për më shumë se dy ditë, do të shkaktoni komplikacione në organizëm deri në helmimin e tij dhe nuk do të keni asnjë efekt në humbjen e kilogramëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al